Si të kontrolloni aplikacionet që nuk do të punojnë në versionet e vjetra të iOS?

Me versionin e ri beta të Apple, me shumë mundësi me qindra aplikacione nuk do të suportohen nga versionet e vjetra të iOS. Por bashkë me ndryshimin e sistemit operativ kemi dhe ardhjen e një menuje të veçantë e quajtur “app compatibility” e cila liston të gjitha aplikacionet e skaduara që ju mund t’i keni instaluar.

Kjo menu ju paraljamëron se cilat aplikacione nuk do të jenë kompatibël me versionet e ardhshme të iOS. Sipas burimeve të TechSot.al kjo menu ju tregon gjithashtu nëse një version i ri i aplikacionit është i disponueshëm.

Arsyeja se pse Apple po e bën këtë lëvizje duket se është për shkak se po bëhet edhe më agresive ndaj zhvilluesve të cilët kanë aplikacione të paupdate-uar.

Kompania ka kërkuar që në 2015-ën që aplikacionet dhe updatet e reja të suportojnë procesorët 64 bit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button