Dy tinejxhere nga Shkupi u denoncuan si të zhdukura

Dy tinejxhere nga Shkupi janë denoncuar si të zhdukura nga familjarët e tyre. Familjet e dy adoleshenteve kanë bërë denoncimin në Polici dhe kanë thënë se mbrëm vajzat nuk janë kthyer në shtëpi.

Në stacionin policor Beko, mbrëmë  është denoncuar edhe zhdukja e një 82 vjeçari.  Ndërsa në Gostivar një vajzë pas një zënke me prindërit e saj disa ditë nuk është kthyer në shtëpi. Nga policia thotë se pas denoncimit të rasteve kanë filluar hetimin

“Më së shpeshti në Ministrin e Punëve të Brendshme si persona të zhdukur kemi dy kategori, ato janë persona më të moshuar të cilët fatkeqsisht vuajnë nga ndonjë lloj i sëmundjes që ka të bëj me humbjen e memories ose për persona që janë nga 14 deri 18 vjeç”, tha Dejana Nedeljkoviç  nga MPB.

Nga policia thonë se kerkimi per adoleshentet zakonisht nuk zgjat shume dhe në disa raste i gjejnë per 24 orë. Arsyja e largimit nga shtëpia është grindja me prindërit, dashuria e ndaluar ose më së shpeshti problemi me drogën.

“MPB ndërrmer masa dhe akativitete të shumta për gjetjen e personave të zhdukur, fillimisht  duke lëshuar thirrje për kërkim në nivel lokal, nivel qëndror e më pas ndërkombëtar”, u shpreh Dejana Nedeljkoviç  nga MPB.

Pas 25 orëve policia i ka gjetur dy adoleshentet  duke shëtitur në qendër të Shkupit, vajza nga Gostivari ka ikur te i dashuri i saj, ndërsa 82 vjeçari ende nuk është gjetur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button