Maqedoni, në shënjestër të policisë, lokalet e natës

Krimi ekonomik dhe korrupsioni i organizuar, tashmë paraqitet si dukuri e zakonshme, shkruan gazeta KOHA. Nga Stacioni Policor në Gostivar thonë që këto dukuri janë të pranishme dhe se polica në mënyrë aktive është përfshi në luftën ndaj këtyre fenomeneve. Nga atje njoftojnë që në fushën e krimit ekonomik vetëm gjatë vitit 2016 gjithsej janë zbuluar dhe paraqitur 53 vepra penale. Si kryerës të veprave janë paraqitur gjithsej 48 autorë, kundër të cilëve janë parashtruar 33 kallëzime penale.

Në këtë drejtim, në shënjestër të policisë kanë qenë edhe lokalet e natës. Abdurahmani thotë brenda vitit që lamë pas janë kryer gjithsej 12 kontrolle në 8 objekte hoteliere. Kështu, në luftën kundër tregtisë me njerëz, është konstatuar që emigrantët të cilët janë paraqitur si valltare, kamariere, pastruese dhomash apo forma tjera të punësimit jolegal, nga ana e pronarëve të objekteve hoteliere duke përdorur mjete të ndryshme të detyrimit, të njëjtat janë detyruar me forcë të ofrojnë shërbime seksuale për klientët e interesuar.

Gjatë kontrolleve, janë hasur 22 shtetase të huaja prej të cilave12 nga Shqipëria, 5 nga Kosova, 4 nga Serbia dhe nga Bosnje e Hercegovina. Shtetaset e huaja janë dërguar në Stacionin policor në Gostivar dhe pastaj për të njëjtat janë ndërmarrë masa, u është anuluar qëndrimi i tyre në Maqedoni me ndalim prej 1 viti dhe janë deportuar deri te kalimi kufitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button