Twitter zgjeron transmetimin live

Twitter në SHBA ka eksperimentuar evente të ndryshme me transmetim direkt.

Mbi videot direkte Twitter nuk dorëzohet, dhe ka sfidën e radhës në Facebook: sipas faqes The Information, mikroblogu përgatitet për të hapur një platformë direkte për kompanitë mediatike, transmeton Tv 21.
Publikimi do të bëhet javën e ardhshme, bashkë me detajet mbi bashkëpunimet e para. Kompanitë mund të bëjnë video direkte në Twitter pa qenë nevoja të kalojnë në Periscope, aplikacioni i rrjetit social që po integrohet më së miri.

Deri tani për të bërë transmetime direkte në Twitter duhet të kishte marrëveshje ad hoc, por me këtë vendim shoqëria i jep mundësi kompanive të hyjnë në lidhje direkte sa herë të duan. Ky opsion do të jetë fillimisht për sektorin e lajmeve.

Twitter në SHBA ka eksperimentuar evente të ndryshme me transmetim direkt, sidomos sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button