Gazeta gjermane: Thaçi me ushtri po noton në frontin e Vetëvendosjes

Gazeta gjermane “Neue Zurcher Zaintug” ka krijuar një profil rreth çështjes së krijimit të Ushtrisë në Kosovë, por edhe ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte ai që e nisi këtë çështje, transmeton Lajmi.net.
Gazeta nuk la pa e përmendur edhe Vetëvendosjen, për të cilët tha se si parti nacionaliste, po shtynë Thaçin të notojë në frontin e tyre.

“Kjo është hera e parë që Kosova u rebelua hapur kundër fuqive të saj mbrojtëse. Pavarësisht kundërshtimit të qartë të qeverisë amerikane dhe të NATO’s, Hashim Thaçi ka në plan ta fillojë në pranverë ndërtimin e një ushtrie kosovare.”, fillon shkrimi i gazetës “Neue Zurcher Zaintug” gjermane, e cila në vazhdimësi ka sqaruar çështjen e krijimit të Ushtrisë, por edhe deklaratat e ashpra të aleatëve të Kosovës për këtë çështje, transmeton gazetaexpress.

Shkrimin e plotë:

Kjo është hera e parë që Kosova u rebelua hapur kundër fuqive të saj mbrojtëse. Pavarësisht kundërshtimit të qartë të qeverisë amerikane dhe të NATO’s, Hashim Thaçi ka në plan ta fillojë në pranverë ndërtimin e një ushtrie kosovare. Aktualisht, Kosova ka vetëm një forcë të lehtë të armatosur (FSK’në) për mbrojtjen civile.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberf, kishte paralajmëruar Thaçin në mënyrë të përsëritur hap pas hapi se ushtria e vetme në tokën e Kosovës mbetet Forcat e udhëhequra nga NATO dhe KFOR’i, në të cilën është e përfshirë edhe Zvicra.

Përndryshe, Stoltenberg ka thënë se NATO duhet ta shqyrtojë mbështetjen e tyre ndaj FSK’së. Amerikanët kanë kritikuar ashpër; ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se çështja e ushtrisë nuk ishte diskutuar me aleatët e Kosovës.

Uashingtoni në parim nuk është kundër krijimit të ushtrisë, por ata insistojnë që duhet legjitimuar përmes një amendamenti kushtetues. Kjo do të thotë se serbët e Kosovës – dhe Beogradi – të japin pëlqimin e tyre. Mirëpo, kjo është e paimagjinueshme në të ardhmen parashikuese.

Vendet e Kuintit (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) – kanë dënuar qasjen e Thaçit qartazi. Ai madje kërcënoi se do të japë dorëheqje nëse parlamenti nuk e miraton projektligjin për Ushtrinë. Madje, Thaçi në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, i ka shprehur arsyet e veta për themelimin e Ushtrisë në Kosovë.

Të mos të harrojmë se siguria në Kosovë në fund të fundit varet nga KFOR’i. FSK’ja, e cila u shfaq më 2009 nga një forcë mbrojtëse civile, e përbërë nga ushtarë të demobilizuar të UÇK’së, ka vetëm 2500 pjesëtarë aktivë.

Ata janë të armatosur me pushkë dhe pistoleta, e më disa automjete të blinduara të lehta për transport. Misioni i tyre nuk është ushtarak, por përfshinë lehtësim në fatkeqësi, deminimin dhe kërkim-shpëtimin. Ajo është e përbërë nga 90 për qind shqiptarë etnik, 10 për qind të trupave në FSK janë gra. Ushtria, e cila rri pezull nga Thaçi, në kontrast do të ketë 5000 ushtarë aktiv dhe 3000 rezervë. Këtu përfshihen edhe artileri dhe tanke të reja.

Pajisjet e FSK’së kryesisht janë dhurata nga amerikanët, gjermanët dhe italianët. Në vitin 2014, qeveria në Prishtinë pati filluar mbërthimin e krijimit të Ushtrisë, por, pasardhësi i Atifete Jahjagës, Hashim Thaçi, nuk përfillë tash aleatët e tij të fuqishëm, të cilët jo vetëm që luajtën rrol në ekzistimin e Republikës së Kosovës, por edhe e mbrojnë shtetin me të gjitha forcat.

Megjithatë, Thaçi është nën presion të vazhdueshëm. Politika për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, është gjithnjë e papëlqyeshme. Nga ana tjetër, partia nacionaliste (Vetëvendosje) po e lundron Thaçin në frontin e tyre, jo vetëm që duan ta fusin ushtrinë në referendum, por herë pas here duan edhe ta votojnë bashkimin me Shqipërinë.

Duket sikur Thaçi po kërkon të japë dëshmi patriotike e veprim, edhe nëse ajo e irriton “mikun amerikan”. Gjithsesi, konturet e shtetit të Kosovës janë bërë të paqarta që nga ndryshimi i pushtetit në Uashington. Mos të harrojmë, ka komentues që besojnë se Thaçi bën pjesë në listën e të pandehurve të gjykatës së sapokrijuar për zbardhjen e krimeve të UÇK’së, Gjykata Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button