Së shpejti premiera e filmit ‘Kill’em All’ me regji të Pjetër Malotes, luan edhe Van Damme (FOTO)

Shqiptari Pjetër Malota, i cili për herë të parë në Amerikë ka shkuar në moshën 13 vjeçare, ku jeton edhe sot, ka realizuar filmin e tij të parë në rolin e regjisorit. Kjo nuk është përvoja e parë me filmin për Malotën, pasi që, ai edhe më herët ka marrë pjesë në filma të ndryshëm aksion të Hollywood-it, por të bërit regji, konsiderohet të jetë përvoja e tij e parë, pikërisht me filmin “Kill’em All”, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Bashkëpunimi mes karateistit shqiptar Pjetër Malota dhe aktorit të famshëm Jean- Claude Van Damme ka filluar qysh herët, por së fundi, Van Damme është pjesë e filmit “Kill’em All”, që regjinë e këtij filmi e ka bërë regjisori shqiptar Pjetër Malota.
Ky film pritet të vijë premierë shumë shpejt, për një gjë të tillë ka njoftuar vetë regjisori Malota, i cili ka postuar edhe postierin e filmit.
Në film, përpos Van Damme luajnë edhe aktorë të shumtë si: Peter Stormare, Maria Conchita Alonso, Autumn Reeser, Daniel Bernhardt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP