Mërgime Murati, një tjetër këngëtare shqiptare drejt suksesit ndërkombëtar (VIDEO)

Një tjetër këngëtare shqiptare po shkon me hapa të sigurt në karrierën e saj. Mërgime Murati nga ka filluar karrierën muzikore në Kosovë dhe duket se e ka të ardhmen e sigurt, shkruan albinfo.ch.

23-vjeçarja së fundi ka realizuar këngën e saj solo ‘Skin’ dhe ka marrë shumë vlerësime pozitive.

Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e ‘X-Factor’, si dhe ka marrë pjesë në një turne në Suedi. Tashmë këngëtarja shqiptare ka lansuar edhe këngën e saj, dhe duket se po shkon me hapa të sigurt në karrierën e saj.

Ditë më parë mediet suedeze kanë shkruar për Dafina Zeqirin dhe sukseset e saj, duke e prezantuar atë si suedeze.

Pas Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës, Era Istrefit e Dafina Zeqirit, Mërgime Murati është këngëtarja tjetër shqiptare që pritet të ketë shumë suksese në karrierën e saj ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button