Rakitiç: Modriç më thoshte eja në Real

Futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitiç për mediat spanjolle zbuloi se Luka Modriç, bashkëlojtari i përfaqësueses kroate e ka ftuar që të vijë në Real Madrid përpara se të vendoste që nga Sevilla të vijë në Nou Camp, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rakitiç i cili në Barcelonë erdhi në vitin 2014, kohët e fundit vazhdoi kontratën e tij deri në vitin 2021, por thotë se miku i tij i ngushtë ishte përpjekur që ta bindë që të shkojë në në klubin mbretëror.

“Kur isha në Sevilla më thoshte eja në Real. Tani kjo me siguri do të jetë edhe më e vështirë. Ai është një person të cilin shumë e respektoj. Sigurisht, ai është i shkathët që të luaj edhe për Barcelonën, sepse për mua ai është një nga tre lojtarët më të mirë të botës në atë pozitë”, tha Rakitiç.

Lojtari i mrekullueshëm kroat, karrierën si futbollist e filloi në Basel, nga ku u transferua në Schalke 04, dhe më pas në Sevilla. Që nga ardhja në Barcelonë, ai ka luajtur 146 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola. Në fanellën e përfaqësueses kroate ka luajtur 81 ndeshje dhe ka shënuar me 13 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP