LSDM: Është koha që Gruevski të pranojë se do të kalojë në opozitë, po vjen Qeveri e re reformuese e qytetarëve

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar pas kumtesës së VMRO-DPMNE-së, duke thënë se është koha që Gruevski të pranojë se do të kalojë në opozitë dhe se po vjen qeveri e re reformuese e qytetarëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Gruevski dhe VMRO-DPMNE duhet të vetëdijesohen, të pranojnë se qytetarët nuk i përkrahin dhe se janë opozitë dhe të mundësojnë tranfer të qetë të pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së

Ata shtojnë se 700 mijë votat e qytetarëve paraqesin shprehje kundër keqpërdorimeve milionëshe dhe kriminale kundër shkatërrimit të të gjitha sistemeve shtetërore.

“Shumica e qytetarëve më 11 dhjetor zgjodhën ndryshimet me 700 mijë vota. Qytetarët votuan kundër keqpërdorimeve milionëshe dhe kriminale, kundër shkatërrimit të sistemit gjyqësor, mediave, arsimit dhe shëndetësisë”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë se qytetarët votuan edhe për rritjen e rrogës minimale dhe shkëputjen e taksës radiodifuzive.

“Qytetarët votuan reformat, votuan për më shumë të ardhura në familje nëpërmjet rritjes së rrogës mesatare minimale, me kthim të 15% të TVSH-së, nëpërmjet shkëputjes së taksës radiodfuzive dhe kthim të tarifës së lirë të rrymës. Qytetarët votuan për shërbim publike, arsimin dhe shëndetësi cilësore”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM përfundojnë “ ndryshimet vijnë, do të ketë seancë konstituive dhe mandat për formim të Qeverisë se re reformuese e qytetarëve të Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button