VMRO-DPMNE: Plani i Zaevit për mohim dhe federalizim të Maqedonisë filloi të realizohet

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev, është individi i cili pa turp ka hapur portën e debatit dhe humbjen e identitet maqedonas, si dhe federalizim të Maqedonisë, e cila tashmë filloi të zbatohet, thonë nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Piter Vanhojte nën maskën e diplomatit hapur ka folur për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. Deputetja e Shqipërisë, Mesila Doda publikisht para të gjithëve akuzoi se nëse Zaevi largohet nga Platforma Shqiptare, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen për realizim të ëndrrës së Iliridës. Zaev dhe LSDM as edhe njëherë nuk i kritikuan këto deklarata, heshtën dhe vazhdojnë të heshtin”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje shtojnë se Zaev zgjedh ndërmjet interesit të shumicës maqedonase dhe qëllimeve të Ziadin Selës, i cili nga pozita e pushtetit të gjithë maqedonasit në Strugë do që t’i largojë nga puna dhe ti paraqet si tepricë teknologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button