Standard dhe Purs: Kushdo që do të jetë në Qeveri, ajo nuk do të jetë stabile dhe reformuese

Agjencia kreditore Standard dhe Purs ka shpalosur rejtingun kreditor të Maqedonisë të cilët krizën politike aktuale e shohin si shkaktarë të krizës ekonomike, njofton Portalb.mk.

Nga atje konsiderojnë se situata politike është bërë më e komplikuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të 2016-s, dhe, sipas tyre, edhe nëse formohet qeveria, ajo nuk do të jetë stabile dhe nuk do të mund të sjellë procese reformuese.

Megjithatë, nga agjencia kreditore, sërish, vlerësojnë se në ekonomi ka trend pozitiv dhe shprehin se niveli i papunësisë do të ulet, ndërsa si bartës të rritjes ekonomike, thonë nga atje, do të jenë zonat e lira industriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button