LSDM: Përkrahim prindërit, fëmijët të mbrohen nga protesta partiake, do të ketë përgjegjësi

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, nëpërmjet një kumtese ka shprehur përkrahje për prindërit të cilët kundërshtojnë keqpërdorimin e fëmijëve në protestat e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së, ku fton institucionet për të proceduar rastet e tilla dhe apelon të punësuarit arsimor që të mos bëhen pjesë e tyre, njofton Portalb.mk.

“I përkrahim prindërit të cilët ashpër i kundërshtojnë keqpërdorimet e fëmijëve në protesta.

Porosisim se së shpejti do të ketë ndryshim të qeverisjes dhe se ato të cilët morën pjesë në trysnitë ndaj nxënësve dhe ata të cilët nuk e ndaluan të njëjtën, do të përballen me përgjegjësi.

Askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë fëmijët për bojkotim të mësimit për të shkuar në protesta nacionaliste në të cilën shpërndahen urrejtje etnike. As më pak nuk është e lejuar që t ’mos i mbrojë fëmijët, pavarësisht se a punon administrata në shkollë dhe komuna të cilat kanë për obligim të reagojnë.

Është ngritur padi kundërvajtjeje kundër drejtorit të gjimnazit në Prilep “Mirçe Acev”, Kiro Nikolloski, dhe kundër drejtorit të shkollës industriale në Prilep “Riste Risteski- Riçko”, Zharko Temellkoski, për shkak se janë pjesë e veprës penale.

Institucionet kompetente duhet të procedojnë kundër të gjithëve të cilët në shkolla keqpërdorin funksionin dhe pozitën e tyre për këto qëllime me çka cenon edhe sigurinë e fëmijëve.

Apelojmë deri te drejtorët dhe profesorëve të shkollave, kryetarëve të komunave, Ministrisë së Arsimit se kanë për detyre të ndalojnë përdorimin e fëmijëve për qëllime partiake”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button