Dimri i acartë në Kanada, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit të acartë në rajonin Quebec të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëbora dhe i ftohti i acartë nisi ditën e martë në këtë rajon, ndërkohë në të njëjtën ditë dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë gjetur të vdekur në makinën e tyre.

Zëdhënësja e policisë së Quebec, Martine Asselin, tha se pas alarmit sos të ardhur nga zona, një ambulancë është nisur drejt saj, por nuk kanë arritur të gjejnë makinë. Dy personat janë gjetur vetëm mëngjesin e një dite më vonë në gjendje të pa jetë.

Ndërsa zëdhënësi i policisë së Montrealit, Daniel Lacoursiere, ka thënë se një grua 50-vjeçare është gjetur ditën e enjte e vdekur në shtëpinë e saj. Ai ka theksuar se edhe një 88-vjeçar është gjendur i ngrirë në makinën e tij në lagjen Montreal’in LaSalle.

Lacoursiere ka thënë gjithashtu se në një tjetër makinë të mbuluar nga dëbora në Bulevardin St-Michel, është gjetur një person 60-vjeçar ne gjendje të ngrirë.

Drejtoria e Metrologjisë së këtij rajoni njoftoi se trashësia e dëborës ka arritur në 40 centimetra, ndërsa në disa zona trashësia e saj shkon deri në 70 centimetra. Nga ana tjetër autoritetet kanë thënë se makinat e pastrimit të dëborës janë duke punuar me orë të zgjatura për të pastruar rrugët në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button