Gjobitet Manchester Unitedi

Manchester Unitedi është gjobitur sot nga Shoqata e Futbollit anglez me 20 mijë funta për shkak të sjelljes së keqe në çerekfinale të FA Cup ndaj Chelseat, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Mesfushori i “Djajve të Kuq”, Ander Herrera u ndeshka dy herë me karton të verdhë për shkak të një fauli ndaj Eden Hazardit, dhe më pas humbën takimin nga një gol i Kantes.

Shumica e yjeve të Unitedit pas kartonit të kuq ndaj Herreras e rrethuan gjyqtarin e takimit, Michael Oliver për të protestuar këtë vendim të tij të minutës së 35-të.

Për këtë është gjobitur me 20 mijë funta, dënim që e ka pranuar klubi nga Old Trafford.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button