Leximi i librave me fantazi zhvillon trurin

Novelat, romancat, historite fantastike duket se e “ndihmojnë” trurin të funksionojë më mirë,sipas një studimi të prestigjozit Emory University. Sipas këtij studimi, jo vetëm leximi në përgjithësi  ndikon për mirë në aftësitë mendore, por në vecanti “zhytja”  në libra të tipit “ficton” rrit kapacitetin tonë   mendor.

“Historitë i japin formë jetës tonë dhe në shumë raste ndihmojnë për të përcaktuar përsonalitetin” vë në dukje Dr. Gregory S. Berns, një nga autorët e studimit, duke shtuar se tashmë po kuptojmë më mirë  sesi ato hyjnë në trurin tonë dhe cfarë efekti kanë.

Kërkuesit mbajtën nen vëzhgim  trurin e 31 studentëve, vullnetarë në studim për 20 ditë, duke u kryer atyre  rezonancën magnetike, pasi lexonin cdo ditë para ekzaminimit nga 30 faqe të llojit të  letërsisë të lartëpërmendur.

Të gjitha testet e realizuara treguan një shtim të lidhjeve nervore, në vecanti në korteksin cerebral temporal të majtë, zonë kjo e lidhur me gjuhën dhe perceptimin.

Leximi i një novele, bën që edhe biologjikisht të ‘transportohesh” tek personazhi protagonist, thotë Dr. Berns, duke shpieguar kështu ndryshimet që ndodhin në nivelin neuronal.

Tashmë studiuesit po përpiqen të kuptojnë  nësë ndryshimet e ndodhura janë permanente dhe nëse jo, për sa kohë ato zhduken.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button