Han kërkon dorëzim demokratik të pushtetit dhe përmbushje të Marëveshjes së Përzhinës

Së pari dorëzim demokratik të pushtetit, e më pas implementim të reformave porosit komisionari evropian për zgjerim Johanes Han në një intervistë për Dojçe Vele, në vigjilje të vizitës së tij në Shkup e planifikuar për të martën më 21 mars. Han e vlerëson si kundër produktiv përzierjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama si dhe e akuzon Rusinë se “po hedh vaj në zjarr” në gjendjen jostabile në rajon.

Han hodhi poshtë kritikat se BE ka humbur ndikim e saj në vendet e Ballkanit e posaçërisht në Maqedoni.

“Në Maqedoni 75 përqind e qytetarëve dëshirojnë anëtarësim në BE. Ky është një mesazh i mirë për politikanët se duhet të bëjnë diçka që ndihmojnë në këtë proces. Nëse nuk bëni diçka, nuk do të ketë rekomandim pozitiv. Ata duhet t’i përmbushin interesat e qytetarëve sa i përket Bashkimit Evropian. Vendi meritoi lëvdata për zbatimin e zgjedhjeve. Nëse këtë e humbin tani, atëherë do të humbni shumë. Por, nëse tani e zbatojnë këtë, atëherë do ta vendosin familjen evropiane nën presion që edhe ajo të realizojë” – deklaroi Johanes Han, komisioneri Evropian për Zgjerim .

Han apelon për “dorëzim demokratik të pushtetit, si dhe fton politikanët që të implementojnë Marrëveshjen e  Përzhinës.

Sipas Hanit, ndërmjetësimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në hartimin e Deklaratës së partive shqiptare është joproduktive për tejkalimin e krizës politike.

” Të gjithë ne që jemi një kohë të gjatë në politikë e dimë se këshillat nga fqinjët rrallë janë të mirëpritura. Si rezultat kjo është joproduktive. Për ta zgjidhur këtë do të duhet kohë” – theksoi Johanes Han.

Hani gjithashtu theksoi se Brukseli është i hidhëruar për shkak të përzierjes së shtuar të Moskës në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe konsideron se në mënyrë shtesë nxit tensione dhe kontribuon në rritjen e jostabilitetit që megjithatë është rezultat i brendshëm.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button