Mësim nën zhurmën e krismave të armëve

Shkolla e tyre është vetëm 700 metra larg kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. Ndërsa ikja e tyre në shkollë nuk është shumë e lehtë pasi ata shkojnë në shkollë nën efektin e frikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për shkollën “Dëshmorët e Huzaa-së” e cila ndodhet në qytetin Han Junus të Rripit të Gazës. Nxënëset e kësaj shkolle të mesme për vajza herë herë janë të detyruara të bëjnë mësimin nën zhurmën e krismave të armëve.

Në një deklaratë për AA, nxënësja e kësaj shkolle, Emire Kadih, duke shpjeguar për frikën që kanë nga ushtarët izraelitë thotë: “Çdo mëngjes shkojmë në shkollë me frikën se do të kalojnë kufirin ushtarët izraelitë ose do të hapin zjarr drejt nesh. Ushtarët herë herë futen në tokat e mbjella dhe plaçikisin aty. Ndërsa ne herë pas here dëgjojmë të shtëna armësh. Bashkë me shoqet tona zhvillojmë mësimin nën stresin e zhurmës së armëve”.

– “Mësuesit tanë kanë frikë për jetën tonë”

Kadih thotë se si rrjedhojë e të shtënave të armëve edhe godina e shkollës ka shenja plumbash. “Klasa jonë është menjëherë përballë kullës së vrojtimit të ushtarëve izraelitë. Gjatë mësimit kemi mundësi të shikojmë të gjitha lëvizjet e tyre. Kjo na bën që të jemi akoma më të stresuar dhe na bën që të mos e kemi përqendrimin në mësim. Madje shpesh mendojmë se mos ndonjëherë plumbat do të drejtohen nga ne”.

Ndërsa duke vënë në dukje se mësimi në një situatë të tillë është shumë i vështirë, Kadih në vijim ka shtuar: “Disa kohë më parë ushtarët izraelitë gjuajtën në drejtim të tokave të punuara. Si pasojë plumbat erdhën edhe në drejtim të shkollës tonë. Nga frika u shtrimë në tokë. Nuk mund të dalim në farë për mësimin e fizkulturës”.

Kadih i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të rrisin presionin kundër Izraelit në mënyrë që të sigurojnë fëmijët dhe nxënësit e shkollave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button