Përleshje në Prishtinë, plagoset një person me armë zjarri

Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ndue Përleshi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike mes tre personave, njëri prej të cilëve është plagosur nga arma e zjarrit, transmeton gazeta express.

Personat e lënduar: D.K 20 vjeç, i plagosur nga arma e zjarrit në këmbë dhe S.M 41 vjeç, shtetas i lënduar në kokë me shufër të hekurt të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që i lënduari i tretë: D.K 20 vjeç, ka lëndime të lehta fizike është shoqëruar në stacion policor.

Afër vendit të ngjarjes kanë qenë tre zyrtarë policor, të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë reaguar shumë shpejt dhe në vend të ngjarjes dhe kanë arrit të ndalojnë përleshjen duke neutralizuar personat e përfshirë në rast.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha ekipet e nevojshme policore të cilat po punojnë në për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button