Letra e një nëne!

Përshëndetje bir!

Me shumë lot kjo letër dërgohet në adresë të dëshiruar.

Uroj që mirësia të shpall mbretërinë dhe harmonia të arrij kulmin në familjen që nuk do të dëshiroje të ishte e tillë.

Unë jam mirë faleminderit pavarësisht braktisjes.

Një mirësi e tillë që nuk i gëzohet asnjë krijesë e gjallë. Do të shkruaj një letër për një rifreskim të kujtesës tende. Atëherë kur dalja jote në këtë jetë dhe shikimi sy me sy fitoj një lidhje të fuqishme emocionale. Në hapat e parë filloj një aventure e re për ty që titullohet jetë dhe unë në mëngjeset e kthjellëta dhe në pasditet e lodhura lutem për ju  që biri im të përmbush synimet. Tani gjërat kanë marre drejtimin e kërkuar dhe ëndrrat e tua janë në plotësim e sipër. Dhe unë gëzohem por shpirti im gjendet i vrarë.

Një ditë prej ditësh erdha për të kremtuar një sukses por nuk isha e informuar që nuk kishte banor në shtëpinë që unë e kërkoja.

Shpresoj që nuk do të pengoj kjo letër!

Do të ofroj dhe do të dërgoj edhe shumë lajme të reja, në emër të dashurisë.

Në emër të lotit dhe në emër të fëmijërisë.

Dua të pyes: A shkakton mërzitje kur dëgjohet emri nënë  dëgjohet shtëpinë e mbushur përplot me njerëz por e boshatisur në dashurinë e shumë kërkuar.

Apo e ndjen braktisjen time apo thua vallë mirë e ka një qyqane si kjo që nuk meriton asgjë përpos vdekjes. Po vallë ti si erdhe në këtë jete përplot me ambicie dhe tejet e sfiduar dhe dashurinë në krahët e kujt e ndjeve që shume kishe te kërkuar.

Një letër si kjo që po ulërinin edhe malet për shpëtim, një letër si kjo që qe sytë janë vetëm në vajtim.

Pa ty po me shuhen ditëlindjet bir, pa ty po shtohen vdekjet!

Nëpër ëndrrat e errëta arkivolet e vegjël çdo ditë trokasin dhe unë po ulërisja ende nuk jam gati te shikoj dritën e syve qe nuk e shikoj aspak djajti.

Letër e pashkruar apo letër e imagjinuar

Letër në heshtje dhe letër e emocioneve. Faleminderit për asgjë!

Nga nëna jote!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button