Depresion, varësi dhe një ndarje e dhimbshme, këngëtarja vendosi të flasë

Selena Gomez vendosi të flasë për të gjithë dhe për të gjitha. Viti që lamë pas ishte mjaft i vështirë për të, madje disa kohë më parë u detyrua të kalonte disa muaj në një klinikë, pasi u diagnostikua me depresion, stres dhe vlerësim të ulët ndaj vetvetes. Ndarja e saj nga Justin Bieber ishte më e dhimbshme seç u duk dhe ajo nuk e përjetoi aspak mirë.

Në kopertinën e prillit të Vogue, Gomez zbuloi disa anë të panjohura të atyre muajve dhe ndau me ndjekësit e saj emocionet që përjetoi. “Vetëvlerësimi më kishte humbur totalisht. Isha në depresion dhe në ankth. Fillova të kisha kriza nervore para se të dilja në skenë, ose pasi zbrisja nga ajo. Ndieja sikur nuk isha e aftë. Më dukej sikur nuk iu ofroja asnjë kënaqësi fansave të mij. Ishte një shndërrim total”.

Përsa i përket vendit të parë që mbante në Instagram, të jeni të sigurt që nuk është aq e lumtur saç mund të mendoni. Kur kuptoi se ishte e varur prej tij e fshiu si aplikacion nga celulari. Zgjohej dhe flinte duke parë Instagramin, ndaj vendosi të hiqte dorë.

Sigurisht që në këtë intervistë nuk mund të linte pa përmendur edhe lidhjen e saj me Justin Bieber. Gomez pranoi që nuk e menaxhoi siç duhej lidhjen dhe ndarjen prej tij. Gjithashtu deklaroi se nuk do të flasë më kurrë për lidhjet e saj, as për atë me The Weeknd, as për tjetër. 

Gjatë intervistës u kuptua se ka qenë Justin Bieber ai që e ka bindur të mos jetë aq e afërt dhe e disponueshme per fansat, gjë të cilën ajo nuk e bën dot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button