VMRO dhe BDI luftojnë për një anëtarë më shumë në Komisionin Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime

Pasi që deputetët e LSDM-së dhe partive shqiptare kanë ngritur inciaticë dhe te udhëheqësi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski që të thirr vazhdim të seancës, me qëllim që të kompletohet konstituimi i Parlamentit me zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të trupave kuvendor, sfida e radhës është formimi i Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, i cili, mes tjerash, propozon përbërjen e përkohshme dhe të përhershme të trupave punues dhe delegacioneve të Parlamentit, transmeton Portalb.mk.

Formimi i këtij komisioni në fakt është pika e tretë e seancës së parë kuvendore pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit, në të cilën u verifikuan mandatet, por konstituimi i komisionit dhe zgjedhjeve të kryetarit të shtëpisë legjislative nuk erdhi në rend dite, pasi që partitë politike ishin larg nga marrëveshja për formim të shumicës parlamentare, gjegjësisht Qeverisë së re.

Sipas burimeve partiake të javores “Fokus”, formimi  komisionit i cili duhet të ketë 13 anëtarë shkon rëndë, pasi që VMRO-DPMNE insiston nga kjo parti që të vijnë 6 anëtarë, prej të cilëve njëri prej tyre do të ishte kryetar i Komisionit, ndërkaq LSDM të nominojë 5 anëtarë, ndërkaq BDI dhe Lëvizja BESA nga një.

“VMRO-DPMNE si parti fituese duhet të ketë më së shumti anëtarë në Komision, ashtu siç ka më shumë deputetë në Kuvend”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.

Megjithatë, me këtë ndarje nuk pajtohen nga BDI, nga ku janë të qëndrimit se ata  duhet të kenë edhe nga një anëtarë në Komision në llogari të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht VMRO-DPMNE dhe LSDM të kenë nga 5 anëtarë, BDI të ketë 2, ndërkaq Lëvizja BESA të ketë 1.

“Ashtu është më në rregull, pasi që BDI mori më së shumti vota në krahasim me Lëvizjen BESA, edhe në kuptimin absolut por edhe në kuptimin e përqindjes”, thotë për “Fokus”, një funksionar i lartë i BDI-së.

Nëse partia ka dy anëtarë në Komision, ata do ta kenë fjalën përfundimtare gjatë vendimit. Ashtu siç pritet kryetari i ri i Kuvendit pritet të jetë nga radhët e BDI-së, i cili më së shumti përflitet se do të jetë Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button