Arifi premton rregullimin e trotuareve dhe sipërfaqeve të gjelbra në pjesën qëndrore të Tetovës

Teuta Arifi ka prezentuar projekt-idenë për dukjen e re të trotuarëve në pjesën qendrore të qytetit teë Tetovës.

“Javën e kaluar filluam punët ndërtimore për rekonstruim të plotë të shtigjeve për këmbësorë dhe sipërfaqeve të gjelbra në pjesën qëndrore të qytetit. Ky projekt do të ofrojë një pamje të re estetike dhe fusnksionale të hapësirave për qarkullim të këmbësorëve përgjatë bulevardit Iliria dhe pjesës së bulevardit të Ilindenit në pjesën e Postës në Tetovë. Gjithsej do bëhet fjalë për rregullim të hapësirës publike në sipërfaqe prej 15.000m2, ku përveç shtigjeve dhe zhardinjerave të ngritura për gjelbrim do të bëhet edhe vendosja e gjithsej 73 shtyllave për ndriçim publik, 12 fontanave me ujë për pije, 75 mbrojtës metalik për trungjet e drunjëve, 22 shporta për mbeturina, 32 kontruksione për parkim të biçikletave si dhe 233 ulëse të drurit për qytetarët” shkruan Teuta Arifi në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button