Arifi: Qytetarët nuk duan Qeveri mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së

“Nuk është e vërtetë se BDI dhe VMRO-DPMNE kanë qenë afër koalicionimit”, thotë nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në një intervistë për “Prizma”, njofton Portalb.mk.

Edhe ajo, sikur bashkëpartiakët e saj përsërit se nuk e kanë pasur problem që të merren vesh me VMRO-DPMNE-në për gjuhën dhe Platformën, por tani për herë të parë zbulon se në vendimin e BDI-së kanë ndikuar edhe ndodhitë pas zgjedhjeve.

“Nuk u morëm vesh në lidhje me çështjen e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe plus kanë ndikuar momentet e reja  anti-NATO dhe anti-BE, të cilat kanë qenë të pranishme në tubimet fillestare”, thotë Arifi.

Ajo i hodhi poshtë qëndrimet se me bashkëpartiakët dhe krerët e komunave Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, kanë qenë kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE për arsye të kalkulimeve për zgjedhjet lokale.

“Ne jemi nënkryetarë të BDI-së. Nëse i humbim zgjedhje, nuk do të humbin personalisht ne, por partia. Nuk kalkulojmë! Përparësia jonë është se, përveç se jemi funksionarë të lartë partiak, ne jemi edhe krerë të komunave dhe kemi komunikim të drejtpërdrejt me njerëzit, ndërkaq qytetarët nuk duan koalicion me VMRO-DPMNE-në”, thotë Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button