QEDR reagon për vdekjen e 21 vjeçarit rom në burgun e Idrizovës

Qendra Evropianë për të Drejtat e Romëve (QEDR), kërkon hetim urgjent për arsyet rreth “vdekjes së dyshuar” të 21 vjeçarit rom Andrias Rexhepov, i cili tragjikisht humbi jetën në burgun e Idrizovës në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Insistojmë që të gjitha organet kompetente në thellësi ta shqyrtojnë këtë rast, zyrtarisht të deklarohet në lidhje me arsyet objektive të vdekjes së djaloshit të ri, por edhe urgjentisht deri te familja e të vdekurit të dorëzohet raport të detajuar, të punuar nga vendi i ngjarjes nga ana e gjykatësit hetues dhe ekspertit të mjekësisë ligjore, raport të detajuar nga autopsia, por edhe sigurim të dëmshpërblimit përkatës dhe mbështetje të familjes së djaloshit të ndjerë’, shtojnë nga QEDR.

Ata gjithashtu kërkojnë hetim të drejt për ngjarjen i cili është siç thonë ata në interes të “sigurisë dhe mbrojtjes të të drejtave si të ndjerit, familjes, por edhe të tërë komunitetit rom në Maqedoni”.

Ndryshe, familjarët e 21 vjeçarit nga Shuto Orizari, hedhin dyshime mbi shkaqet vdekjes së tij. Ata thonë se vdekja është shkaktuar nga dhuna e gardianëve të burgut e jo nga konsumimi i tepruar i ilaçeve.  Familjarët gjithashtu akuzojnë drejtuesit e burgut për mos intervenim me kohë për dhënien e ndihmës mjekësore

LEXO: Shkup, dyshime për vdekjen e 21 vjeçarit në burg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button