Një video për të qeshur,ironia e BBC ja se si një grua e mposht një burrë (VIDEO)

Gruaja, nëna është heroina e jetës sonë të përditshme. Ndonëse në profesion ajo është në gjendje të bëjë cdo gjë për familjen e saj, gjen kohën për të gjithë për t’u kujdesur për punët e shtëpisë, për fëmijët, për bashkëshortin apo për të gjitha kleckat të cilat mund të dalin në shtëpi.

Por ajo ia del t’i bëjë të gjithë. Ndërsa burrat nga ana tjetër shqetësohen vetëm se diçka e vogël nuk shkon ashtu siç duhet në planet e tyre. Në këtë video ironizohet, vihet në lojë duke bërë shaka analisti i BBC i cili pak ditë më parë në një mënyrë krejt të papritur iu prezantua familja në përditshmërinë e saj.

Me siguri e mbani mend analistin i cili teksa ishte duke folur live në emisionin e BBC, shfaqen fëmijët dhe gruaja e cila përpiqet t’i kontrollojë. Një video e cila u bë virale në rrjetet sociale. Ndërsa me videon e re ku tregohet tashmë një grua analiste e cila arrin të bëjë çdo gjë Live të kujdeset për fëmijët, të bëjë punët e shtëpisë, duke mos u shqetësuar fare se është në lidhje direkte. Ajo ia del pa u ankuar fare. BBC rindërton jetën e analistit ironikisht duke sjellë sërish të qeshura.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button