Princi saudit: Donald Trump është mik i vërtetë i myslimanëve

Zëvendës princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, e ka cilësuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si mik të vërtetë të myslimanëve, si dhe ka thënë se nuk beson që ndalesa kontroverse e udhëtimit e ka në shënjestër islamin.
Një këshilltar i lartë i Salman ka thënë se takimi mes Trump dhe Slaman shënon një pikë kthese historike në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite, të cilat ishin përkeqësuar nën Administratën Obama si pasojë e marrëveshjes bërthamore të arritur me Iranin, transmeton Express.

Një komunikatë nga autoritetet saudite thekson se vizita e princit i ka vënë gjerat në binar si dhe shënon një ndryshim të rëndësishëm në politika, siguri dhe ekonomi.

“Krejt kjo falë presidentit Trump i cili e kupton rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve,” thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button