Bashkëshortja e Ivanovit e uron bashkëshorten skandaloze të presidentit të Azerbejxhanit për postin e nënpresidentes

Bashkëshortja e presidentit Gjorge Ivanov, Maja, e ka  uruar bashkëshorten presidentit të Azerbejxhanit, Ilhan Aliev, Mahriban, për emërimin e saj për nënpresidente të Azerbejaxhanit, shkruan agjencia e lajmeve “Azertak”, njofton Portalb.mk.

Maja IvanovaPasi Ivanov refuzoi që t’a japë mandatin për të formuar qeverinë, liderit të LSDM-Zoran Zaev, Partia e Re Socialdemorkate, presidenti i së cilës është Tito Petkovski i ka dërguar një letër të hapur, në të cilën propozon presidentit që “të përfundojë misionin e tij historik në një mënyrë origjinale, përkatësisht të ndjek rrugën e presidentit të Azerbejxhanit, Ilhan Aliev, i cili e ka emëruar gruan e tij si nënkryetare të vendit, dhe ta emërojë bashkëshorten e tij, Maja Ivanova, si mandatare për formimin e qeverisë së re në Maqedoni”.

Gjatë muajit të kaluar, nëpërmjet një njoftimi me shkrim të Presidencës së Azerbajxhanit thuhej se presidenti Aliyev në pajtim me autorizimet kushtetuese në postin e këshilltares së parë ka emëruar bashkëshorten Mihriban.

Posti i këshilltarit të parë dhe këshilltarit të presidentit të Azerbajxhanit është vendosur me reformat kushtetuese të cilat në muajin shtator të vitit të kaluar me 86.6 përqind të votave e mbështetën edhe qytetarët e këtij vendi në referendum. Në pajtim me dispozitat, presidenti i shtetit vet emëron dhe shkarkon zyrtarët në këto funksione. Këshilltarja e parë e presidentit ka imunitet të plotë dhe merr të gjitha autorizimet dhe detyrimet e shefit të shtetit në mungesë të presidentit. Akti i Alievit për emrim të gruas së tij për nënpresidentë të Azerbejxhanit, në media dhe gjithandej u cilësua si skandaloz.

Azerbejxhani gjithashtu do të mbahet mend për gazetaren hulumtuese për radion ”Azadliq”, Khadija Ismailova, e cila u dënua me shtatë vite e gjysmë burg për veprimtari ekonomike të jashtëligjshme dhe evazion fiskal, ndërkaq më pas u lirua.

sudDënimi i Ismailovës erdhi pas punës së saj investigative për ekspozimin e aferave të shumta korruptive të presidentit Aliev, që sipas dëshmive të saj ka “shtrydhur” buxhetin e shtetit duke bërë që familja e tij të përfitojë shuma marramendëse parash. Andaj akuzat janë parë gjerësisht si hakmarrje për raportet e Ismayilovas në lidhje me korrupsionin në familjen e presidentit Aliyev.

Puna e saj gazetareske për OCCRP-në, Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe organizata të tjera të lajmeve zbulonte ryshfetin dhe biznes marrëdhëniet e papërshtatshme e atyre që ishin në lidhje të ngushtë me Presidentin e Azerbajxhanit Alijev, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij.

“Ky rast është një parodi. Ka më shumë gjëra të përbashkëta me shoun e Stalinit se sa me drejtësinë moderne”, tha Drew Sullivan, redaktori i OCCRP-së. “Duket se Khadija është dënuar për raportimin e saj nga shkaqet politike, e jo ato kriminale”.

Organizatat ndërkombëtare dhe zyrtarët qeveritarë dënuan ashpër akt-vendimin.

Ismailova fitoi në vitin 2016 Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit ”Guillermo Cano” akorduar nga UNESCO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button