Masakër në një xhami në Siri gjatë faljes së namazit

Si pasojë e një sulmi ajror ndaj një xhamie në fshatin Xhina, të qytetit Etarib në afërsi të Halepit, të paktën 58 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate për AA, zyrtari i mbrojtjes civile në këtë rajon, Jahja Xhevad, ka thënë: ”Një avion që dyshojmë se i përkiste ushtrisë ruse, ka sulmuar një xhami në fshatin Xhina të qytetit Etarib, pranë Halepit, ndërkohë që falej namazi i jacisë.”

Xhevad ka thënë se si pasojë e sulmit të paktën 58 persona kanë humbur jetën dhe më pas ka shtuar: “Ekipet e kërkim shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e personave që ndodhen në gërmadhë. Në xhami gjatë faljes së namazit kishte 200-300 njerëz.”

Ndërsa duke thënë se është i shqetësuar se numri i personave të vdekur mund të rritet, Xhevad në vijim ka shtuar: “Ekipet e kërkim shpëtimit bashkë me banorët e fshatit janë duke punuar me mjete rrethanore për nxjerrjen e personave nga gërmadhat. Goditja e një faltoreje është e papranueshme.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button