Zaev në Prokurori për “parregullsi zgjedhore”: Jam këtu sa herë që Prokuroria e Janevës fillon hetime për funksionarët aktual

Ka përfunduar marrja në pyetje e liderit të LSDM-së Zoran Zaev në Prokurorinë Themelore Publike, njofton Portalb.mk.

“U paraqitëm në Prokurorinë themelore Publike për ta dëshmuar pafajësinë tonë. Financat për zgjedhjet janë publikuar dhe ne mund të shërbejmë si shembull i një partie politike si duhet të udhëheq me financat. Sa herë kur PSP ka hapur ndonjë procedurë kundër ndonjë funksionari të pushteti aktual, unë menjëherë bëhem shënjestër e Prokurorisë Themelore të Zvërlevskit”tha Zaev.

Pos Zaev edhe dy disa persona tjerë udhëheqës të partisë janë ftuar që të japin dëshmi për procedurën parahetimore, të cilën e udhëheqë Prokuroria e Marko Zvërlevskit për “keqpërdorim të parave në fushatën zgjedhore.

Zaev në prokurori erdhi së bashku me avokatin e tij, Vane Andreev.

Në procedurën parahetimore deri më tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë. Zaev, konfirmoi se është i ftuar dhe se do t’i përgjigjet ftesës, gjegjësisht do të paraqitet në Prokurori.

Dje Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kumtoi se kanë filluar hetim për parregullsitë zgjedhore për kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014.

Përveç këtij hetimi, në kumtesë të Prokurorisë shkruan edhe se procedura hetimore udhëhiqet për zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

“Në procedurat hetimore janë të përfshirë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Vetëqeverisjes Lokale dhe bartës të funksioneve në parti të caktuar politike. Ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit si grup i organizuar e kanë kryer veprën penale, ofrim, dhënie ose premtim të dhuratës ose tjetër përfitim që të përfitojnë persona me të drejtë vote. Ndikimi ndaj personave në dy njësitë zgjedhore, ka pasur për qëllim që në mënyrë të caktuar të kryhet e drejta e votës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button