E frikshme – Shpërthen vullkani Etna, mes 10 të plagosurve dhe një gazetare e BBC (VIDEO)

Dhjetë persona u plagosën nga shpërthimi i një prej kratereve të vullkanit më të madh në botë, Etna, në Itali.

Disa prej tyre janë turistë, ndërsa nga materiale llave kanë mbetur të lënduar edhe pjesëtarët e një skuadre vullkanologësh.

Ata ishin në udhëtim në momentin që llava e vullkanit u aktivizua. Ata u goditën nga cifla llave.

Mediat italiane thonë se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm gjashtë prej tyre janë trajtuar në spitalet në  Catania dhe Acireale.

Në mesin e të plagosurve është një vullkanolog dhe një gazetare e BBC.

Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button