Merkel: Nuk e kam ndërmend të hyj në këmbim të provokimeve me Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nuk do të këmbejë provokime me Turqinë, pas kritikave të ashpra nga presidenti Rexhep Taip Erdogan kundër ndalesës për mitingjet e planifikuara në Gjermani dhe Holandë, në të cilat duhej të marrin pjesë ministrat turq, transmetuan mediat britanike.

Në një intervistë për gazetën rajonale “Saarbriker cajtung”, Merkel si qesharake e vlerësoi akuzën e Erdoganit se i ka mbështetur terroristët e Partisë Punëtore Kurde.

“Nuk kam për qëllim të marr pjesë në atë garë për këmbimin e provokimeve”, deklaroi ajo.

Për sulmet e Erdoganit ndaj Holandës, Merkel theksoi se “këto fyerje duhet të pushojnë”.

Ajo sërish deklaroi se nëse politikanët turq dëshirojnë të marrin pjesë në ngjarje publike në Gjermani, duhet në mënyrë të hapur të theksojnë kush saktë do të marrë pjesë dhe me çfarë qëllimi dhe me këtë rast të përmbahen ndaj ligjeve dhe parimeve të Kushtetutës gjermane.

“Përveç kësaj, çdo ditë bëjmë kontroll të situatës dhe askujt nuk do t’i japim karta të hapura për ardhmërinë”, tha Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button