Këto tipare, virtyte dhe devotshmëri rrallë popull i ka

Manifestimi vjetor “Po na vjen marsi”, në qytetin e Wilit në Zvicër eshtë organizuar nga imami dhe kryetari i xhamisë. Manifestimi vjetor “ Po na vjen marsi”, u mbajt më 11 mars në sallën e qytetit të Wilit, edhe këtë vit. Në focus nga imami dhe kryetari i xhamisë ishte, përfundimi dhe finalja e ndërtimit të xhamisë, së pari të komunitetit shqiptar musliman në Zvicër.

Sipas imamit xhamija është në përfundim, por akoma kanë ngelur edhe pak shprazëtira dhe mbulesa për ta përfunduar deri në fund. Ai u lut dhe apelojë që këtë projekt  dhe object madhështor që ka kushtuar mbi 4 milion franga zvicerane, pa kredi dhe interesa ta ndihmojnë dhe pak deri në përfundim. Falë punës së palodhur, sakrificave, mundimeve që kanë kontribuar të gjithë së bashku, kjo xhami do të hapet më 13 maj të këtij viti. Këta emigrantë, kishin ardhur viteve 70-80 të shekullit të kaluar si punëtorë krahu në Zvicër. Në sallë ishin tubuar gjenerata e parë, e dyta që kishin ardhur si fëmijë dhe e treta që kishin lindur këtu. Në binë dëgjohej muzikë klasike osmane që të magjeps dhe ta qetëson shpirtin.

Një fëmijë i pashëm, me kostum të zi me të kënduarit shumë ilahi, shkaktonte një kënaqësi të rrallë. Imami që ishte organizator dhe moderator fillojë me projektet e fundit që duhen të përfundojnë. Tregonte pjesën e fundit që do të shtrohet me granit. Kostoja ishte 42000 franga. Një zotëri ulur pranë meje, i kthyer në të djathtë, me fytyrë të skuqur mezi dallohej mosha  ngriti dorën e djathtë lart, ndërkohë para ishte dhe një burrë tjetër. Të dy së bashku morën përsipër pjesën që do të shtrohet me granit. Skena në binë, të krijon përshtypje sikur ekspozohen piktura dhe koleksione të shtrenjta,  kurse nga salla me padurim presin ҫmimin dhe kush në fund do ta marrë. Në binë  u ngjit një imam që kishte ardhur nga një  xhami tjetër. Kurse moderatori imami, me një sens dhe një humor të shkëlqyer iu drejtua homologut të tij,  kur kaq shpejt ju imamët  në zvicër u pasuruat!. Ai tha që 5000 franga janë nga anëtarët e xhamisë time. Imam Bekim Alimi në fund bëri me shenjë dhe hapi pesë gishtat dhe unë bashkangjitem me 5000 franga dhe se thonë imamët dhe hoxhallarët, vetëm marrin dhe nuk japin, tha me buzë në gaz.

Në fillim në sallë askush nuk besonte se për një orë do të tubohen 250000 franga zvicerane. Imami që kishte marrë rolin e moderatorit me një art dhe sens humori sikur të ishte i përgatitur për të inspiruar dhe nxitur të gjithë spektatorët në sallë, që të jepnin frangat e fundit. Entuziazmi, atmosfera dhe përplasjet e duarve vazhdonin. Në të djathtë të sallës ishin gratë, vajzat dhe fëmijët. Imami u drejtua nga bina. Të shohim ju zonja a jeni solidare të kontribuoni për këtë tempull të shenjtë si më parë.  Para një viti, po në këtë sallë, ishin mbledhur shumë ar dhe  të holla, nga gratë dhe vajzat. Një zonjë kishte ngritur dy gishta dhe tha 5000 franga. Imami me buzëqeshje dhe shaka tha, mos të hidhërohet burri, a e keni pyetur, që dhe burri i saj kishte dhënë më parë 5000 franga. Kur dola nga salla, shkova në banesë. Ishte mesi i natës, u shtriva në krevat përpiqesha të flija, por nuk më zuri gjumi. I emocionuar, impresionuar dhe i mahnitur mora lapsin të shkruaj. Duke bluajtur me mend, thashë këto virtyte, devocion, tipare, solidaritet  rrallë ka popull që i ka. Mu kujtua një gazetë zvicerane, në një artikull, kur forcat serbe kishin shprazur gjithë Kosovën dhe kishte filluar eksodi biblik. Mbi gjysëm milion kishin kaluar kufirin e Shqipërisë, mbi dyqindmijë në Maqedoni. Shumica ishin strehuar nëpër familje, shkruante autori. Një fshatar i varfër kishte pranuar njëzet anëtarë, kishte therur gjelin e fundit. Në ҫdo kohë krizash apo luftëra, këta emigrantë vullkani i diasporës më të fuqishme në Perëndim, me horizont dhe pika më të larta të solidaritetit, kanë ofruar dhe do të ofrojnë ndihma, kur është dashur popullit dhe vendlindjes. Ata të kalitur për atdheun e tyre i futen detit në këmbë. E duan atdheun si shpirtin e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button