Gjuajte me armë zjarri nga një veturë në afërsi të kazermës në Kumanovë

Në afërsi të kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë gjatë pasdites është gjuajtur me armë nga një veturë në lëvizje, njofton Portalb.mk.

Rasti në SPB Kumanovë është paraqitur rreth orës 17.00 të pasdites nga të punësuarit në kazermë të cilët shprehën se nga vetura në lëvizje janë gjuajtur disa plumba me armë zjarri.

Shërbimet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dy gëzhoja nga të shtënat e armës.

SPB Kumanovë punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button