“Shuplakë” për Popovskin në samitin e OSBE-së

Gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e përhershëm të OSBE-së në Vienë, ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski tentoi të bindë të pranishmit për sundimin e ligjit, principet e demokracisë dhe të ardhmes euro-atlantike të vendit.

Popovski u deklarua optimist se dialogu në institucione mund të kthehet. Garanci për këtë, sipas tij, janë qytetarët të cilët nuk duan destabilizim por vetëm respektim të vullnetit të tyre. Megjithatë OSBE-ja theksoi shqetësimin për ngjarjet në Maqedoni, kërkoi respektim të demokracisë dhe përmbajtje nga retorika nxitëse. Për këtë kanë reaguar edhe nga zyrat e delegacionit të SHBA-së në OSBE të cilët theksojnë se SHBA-të mbeten të zhgënjyera se presidenti Ivanov mohoi mundësinë për formimin e Qeverisë së re nga partitë parlamentare që kanë një shumicë të qartë.

“Ne vazhdojmë të besojmë se ky veprim nuk ishte në përputhje me angazhimet e OSBE-së, principet bazë demokratike dhe sundimin e ligjit”, thuhet në letrën e misionit të SHBA-së në OSBE, drejtuar ministrit Popovski, duke ftuar edhe një herë që Presidentin Ivanov të rikonsiderojë vendimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button