Përcaktohen datat dhe vendi ku do të zhvillohet ‘Junior Eurovision 2017’ (VIDEO)

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) dhe Radio Televizioni Publik Gjeorgjisë, (GPB), kanë konfirmuar sot, se “Junior Eurovision Song Contest 2017” do të mbahet më 26 nëntor. Konkursi do të mbahet në Pallatin e Sporteve Tbilisit, i cili ndodhet në zemër të kryeqytetit, njofton kultplus, përcjell Portalb.mk.

Pallati Sporteve i Tbilisit, i cili është vend ku mbahen shumë evente sportive dhe muzikore, do të jetë shtëpia për konkursin e këtij viti.

11 vjeçarja, Mariam Mamadashvili, triumfoi për Gjeorgjinë në nëntorin e vitit të kaluar në Valletta të Maltës, me performancën e saj të fuqishme të këngës “Mzeo”.

Këtë vit EBU dhe GPB lajmëruan se mundësia për organizimin e “Junior Eurovision 2017” do t’i jepet më parë fituesit, dhe mesa duket ata kanë rënë dakord.

Gjeorgjia ka fituar “Junior Eurovision” rekord tre herë, por kjo është hera e parë që ky event do të mbahet atje. Ky vit shënon edicionin e tij të 15-të.

Shqipëria ka marrë pjesë në këtë konkurs 3 herë në vitin 2012 me këngëtaren Igzidora Gjeta, në vitin 2015 me Mishela Rapo e cila arriti të renditet në vendin e 5-të, dhe së fundmi me vogëlushen Klesta Qehaja dhe këngën e saj “Besoj”.

Detaje të mëtejshme në lidhje me vendet pjesëmarrëse, biletat, prezantuesit dhe të ftuarve, do të publikohen në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button