Fëmijët refugjatë janë depresiv, lëndohen dhe përdorin drogë

Refugjatët dhe emigrantët në kampet greke në të cilat ka edhe fëmijë të moshës 9-vjeçare, lëndohen midis tyre duke tentuar që të vriten. Ata përdorin edhe drogë që të përballen “me vuajtjen e pafund”, theksojnë nga organizata T’i shpëtojmë fëmijët, transmeton MIA.

Në raportin e kësaj organizate, shtohet se “shëndeti mental përkeqësohet shpejtë” për shkak kushteve të cilat janë rezultat i marrëveshjes së vitit të kaluar të Bashkimit Evropian dhe Turqisë për ndalimin e valës së emigrantëve.

Shembujt më shokues dhe më të këqinj të cilët anëtarët e T’i shpëtojmë fëmijët i kanë theksuar janë numri i rritur i vetëvrasjeve dhe vetëlëndimeve tek fëmijët të cilët i kanë nga nëntë vjet, shtohet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button