Shpërthen përsëri vullkani Etna në Itali, 10 të lënduar

Si pasojë e shpërthimit të vullkanit aktiv Etna, në jug të Italisë, 10 persona janë lënduar lehtë, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve të Italisë ANSA, e cila bazohet në burimet e Institutit Kombëtar Gjeofizik dhe Vullkanologjisë (INGV), është hapur një vrimë e re pranë kraterit aktiv i cili ndodhet në pjesën juglindore të vullkanit në ishullin e Sicilisë. Shpërthimi ka ndodhur në një lartësi prej 2 mijë e 700 metrash.

Në shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në orët e mëngjesit, janë lënduar 10 persona të cilët ndodheshin në mal në atë moment. Sipas vlerësimeve të para të lënduarit nuk janë në gjendje kritike.

Njoftohet se 6 persona janë në trajtim mjekësor.

Në mediat vendase thuhet se të plagosurit janë turistë dhe një ekip i BBC të cilët kanë qenë duke bërë inçizime.

Sipas zyrtarëve të INGV-së, aktiviteti eroziv i vullkanit po ndiqet me vëmendje ndërsa qarkullimi ajror në qytetin Fontonarrosa zhvillohet pa ndërprerje.

Vullkani Etna edhe në fund të muajit shkurt shpërtheu duke nxjerrë llavë që zgjati tre ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button