Merkel: Zgjedhjet holandeze janë “mirëdita për demokracinë”

Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se zgjedhjet parlamentare në Holandë, që u mbajtën dje, janë “mirëdita për demokracinë”.

“Isha shumë e kënaqur dhe mendoj se shumë njerëz janë të kënaqur sepse fluksi i lartë i votuesve solli deri në rezultate shumë proevropiane”, deklaroi sot Merkeli në Berlin.

Sipas kancelares gjermane, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Berlini, rezultatet holandeze në të cilat kundrejt pritjeve Partia e Lirisë së ultranacionalistët Gert Vilders nuk u bë partia më e madhe në vend, janë sinjal i qartë për Bashkimin Evropian.

“Ky është sinjal i qartë i cili vjen disa ditë pasi Holanda duhej të ballafaqohet me akuzat e Turqisë të cilat janë tërësisht të papranueshme dhe vetëm disa ditë pas të cilave ne e tregum solidarizimin tonë”, tha Merkeli.

Ajo ashpër i kundërshtoi akuzat e Ankarasë, e cila javën e kaluar akuzoi se ndalesat e disa anëtareve të BE-së për mbajtjen e tubimeve politike në të cilat marrin pjesë ministrat turk, janë sipas shembullit të Gjermanisë naziste,.

Merkeli nga autoritetet turke kërkoi të mos i krahasojë autoritete e Gjermanisë dhe Holandës me regjimin nazist të Hitlerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button