Të punësuarit në ndërmarrjet e Koçanit, përpara Apelit kërkojnë të drejta për shefin (VIDEO)

Të punësuarit e kompanisë “Transmet” dhe të televizionit “Nova” dhe përfaqësuesit e Bashkësisë së Boshnjakëve sot përpara Gjykatës së Apelit protestojnë për ta mbrojtur të dyshuarin Sead Koçan, që të mos shkojë në paraburgim, njofton Portalb.mk.

Në protestë mund të shihen parulla në të cilat shkruhet “LSDM kundër boshnjakëve të Maqedonisë”, “LSDM nëpërmjet PSP-së i vret mediat”, “Drejtësi për Seadin” dhe tjera.

Dje është mbajtur seancë publike në Gjykatën e Apelin në të cilën është diskutuar për ankesën pas vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për paraburgim të Sead Koçanit. Vendimi pritet të merret brenda 48 orëve.

Koçan, është i pakapshëm për organet e rendit dhe për këtë është nënshkruar flet-arrest nëpërmjet Interpolit.

Avokati i tij, Nikolla Dodoevski, tha se Koçan është në udhëtim zyrtar dhe pret nga Gjykata e Apelit që të deklarohet për ankesën për vendimin për paraburgim, ndërkaq i pyetur se ku ndodhet, ai tha se “nuk është me rëndësi”.

Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: Rasti i Koçanit, VMRO-DPMNE kërcënon gjykatësit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button