Protestë e prindërve kundër drejtorit i cili i thirrtë nxënësit për në protestat e VMRO-së (VIDEO)

Rreth pesëdhjetë prindër të fëmijëve-nxënës në Gjimnazin “Mirçe Acev” në Prilep, sot kanë mbajtur protestë paqësore përpara objektit të shkollës, të cilët e shprehën revoltën ndaj drejtorit, Kirill Nikollovski, i cili ka bërë thirrje që nxënësit të dalin në protestat e organizuara  nga VMRO-DPMNE kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, njofton Portalb.mk.

Prindërit sot kërkuan që “askush të mos i keqpërdorë fëmijët e tyre për qëllime politike. Të njëjtët gjithashtu thanë se janë të shqetësuar për fëmijët e tyre të cilët duhet të jenë në mësim dhe jo në protestë.

“Askush nuk ka të drejtë ta vë në rrezik sigurinë e nxënësve”, porositën prindërit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button