DW: LSDM dorëzon iniciativë për seancë në Kuvend

LSDM sot ka dorëzuar iniciativë për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative, mëson “DW”, transmeton Portalb.mk.

Pas kësaj, udhëheqësi i seancës, Trajko Veljaovski, duhet ta caktojnë vazhdimin e saj, që do të jetë hapi i parë drejt zgjedhjes së organeve dhe trupave dhe funksionimit të Parlamentit me kapacitet të plotë, pas thuajse 80 ditë nga verifikimi i mandateve të deputetëve.

Iniciativa është rezultat i konsultimeve disaditore mes partive parlamentare, ndërkaq hapat pardje i paralajmëroi edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Ahmeti pas takimit  Zaev, ka thënë që prioritet i partive aktualisht është strategia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit. Ahmeti ka deklaruar po ashtu, se për këtë është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button