“Standard”: Shumë persona në VMRO-DPMNE duan të distancohen nga Gruevski

Gazeta austriake “Standard” në një reportazh për Maqedoninë sot shkruan për protestat në vend, frikën nga dygjuhësia dhe konfliktin mes këndvështrimeve autoritare dhe liberale, njofton Portalb.mk.

“Në protestat kundër të drejtat e shqiptarëve për gjuhën shqipe në Maqedoni po punohet për konflikt mes qëndrimeve liberale dhe autoritare”, shkruan gazetarja e “Standardit”, Adelhajd Velfl.

Ajo bisedon me 52 vjeçarin Bojan, i cili ka ardhur nga jashtë për të marrë pjesë në protestat kundër dygjuhësisë.

“Me ligjin e ri për gjuhën njerëzit do të jenë të obliguar të mësojnë shqip, ndërkaq do të punësohen edhe më shumë shqiptarë në administratë”, thotë Bojan për “Standard”, transmeton DW.

Protestuesit nuk duan që Maqedonia të shndërrohet në “shtet binacional”.

“Tanimë 20 vite ata janë të mbrojtur nga bashkësia ndërkombëtare dhe kanë fituar gjithçka që kanë kërkuar. Tani është mjaft. Hillary Clinton i ka humbur zgjedhjet, ndërkaq Trump nuk është pjesë e asaj politike proshqiptare”, thotë bashkëbiseduesi i “Standardit”.

Gazeta shkruan se pasi Maqedonia në vitin 2015 hyri në krizë të brendshme politike, “BE dhe SHBA punojnë që të kthehet sundimi i ligjit. Sipas gazetës VMRO-DPMNE frikësohet nga proceset gjyqësore dhe mundohet që me ndihmën e presidentit Gjorge Ivanov, ta ndalojë këtë proces.

“Por, nuk punohet vetëm për pushtet, por edhe për ideologji. Një pjesë e VMRO-DPMNE-së janë anti-liberalistë dhe i luftojnë me agresivitet të gjithë ata që punojnë për “vlerat perëndimore”. OJQ-të dhe gazetarët janë sulmuar dhe ndjekur. Në target nuk janë vetëm grupet e financuara nga Xhorxh Soros, por edhe ata të cilët marrin para nga USAID. Inspektorët e shërbimeve financiare, në Ministrinë e Punëve të brendshme dhe Prokurorinë Publike, ka  përpjekje që të tregohen parregullsi thuajse për 20 organizata joqeveriater”, shkruan gazeta.

Sipas “Standard” në vetë VMRO-DPMNE-në ka lëvizje për ndryshime.

“Shumë persona nuk duan që ta ndjekin shefin e partisë, Nikolla Gruevski, por përpiqen që në korniza të ndryshimit të pushtetit, e cila mund të ndodhë në ditët në vijim, të distancohen nga makinacionet”, shkruan “Standard” në reportazhin për Maqedoninë. Gazeta e njëjtë përpara disa ditëve prognozoi se edhe Ali Ahmeti mund të ndërrohet nga funksioni kryetar i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button