5 gjërat që duhet të kishit fshirë nga iphone-i juaj kohë më parë

Me celularët e rinj dhe update-imet e tyre të fundit sigurisht që rrethanat janë përmirësuar, duke na krijuar kështu hapësirë më shumë për ruajtje (edhe pse realisht gjërat që ne kemi për të ruajtur kurrë nuk përfundojnë.) Por, të mbajmë fotografi çastesh dhe eventesh të rëndësishme dhe çdo pjatë, lule, foto hëne të para një viti në celular nuk është e njëtja gjë. Prandaj është koha për të krijuar pak hapërsirë dhe për ti lënë vendin në telefonin tonë gjerave që vërtet ia vlejnë të ruhen, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

1.Emailet e vjetra

E kuptojmë se keni shumë emaile të arkivuara në adresë për tu përrdor në të ardhmen kundër gjithë atyre që do të gënjejnë në biografinë tuaj, por na besoni, është më mirë ca gjëra ti memorizoni në tru dhe ta lëmë telefonin të jetë më i lirë nga një peshë e tillë e “rëndë”.

2.Këngët dhe videot e papara

Kjo është shumë e thjeshtë, zhdukni çdo këngë që keni kohë pa e dëgjuar dhe çdo film që prej kohësh nuk e shihni më.

3.Tekste nga e kaluara e largët

Asgjë nuk jeton përgjithmonë, as vet njeriu e jo më mesazhet e shoqeve apo ish-ave tuaj. Aq më tepër që tani njerëzit janë më shumë të prirur për të pyetur sërish të njëjtën gjë sesa të rrijnë dhe të kërkojnë vetë përgjigjen. Prandaj Settings, Messages, dhe nga “Forever” kaloni ne “30 Days”.

4.Screenshots të lexuara dhe rilexuara, foto koncertesh, hënash, ushqimesh dhe selfiesh të më shumë se 2 muaji.

Besojmë këtu çdo gjë kuptohet fare mirë që lartë. Askush nuk do t’ja di për atë pjatën me makarona që hëngre para një muaji dhe që bërë screenshot, madje as vet ti. Tashmë ajo është tretur harruar, ekzekutuar, prandaj zhdukeni nga telefoni sa më parë.

5.Aplikacioni “The Stocks” (Më në fund)

Me updatet periodike te iOS, cdo gjë është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button