Rasti i Koçanit, VMRO-DPMNE kërcënon gjykatësit

Në periudhën kur pritet që të pranohet apo të hidhet poshtë vendimi për arrestim të të dyshuarit të parë të rastit të Prokurorisë Speciale “Trust”, Sead Koçan, VMRO-DPMNE nëpërmjet kumtesës i paralajmëron gjykatësit se nëse e konfirmojnë paraburgimin, do të mbajnë përgjegjësi dhe se partia e tyre nuk do të ngelë nga reaguar, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE i paralajmëron gjykatësit, pavarësisht se a janë nën trysni të LSDM-së, ose për ndonjë arsye tjetër duan ta kënaqin Zoran Zaevin dhe skenaristin e tij, se duhet të punojnë sipas Kushtetutës dhe nuk guxojnë që të transformohen në mjet politik të LSDM-së dhe PSP-së. Për çdo punë të paligjshme do të ketë përgjegjësi, të gjithë në këtë shtet janë të barabartë përpara ligjit, përfshirë edhe gjykatësit. Nëse eventualisht gjykatësit i nënshtrohen presionit në rastin me pronarin e medias, VMRO-DPMNE nuk do të ngelet pa reagim”, thonë nga VMRO-DPMNE, duke aluduar në rastin e Koçanit për çështjen e paraburgimit të tij.

Dje është mbajtur seancë publike në Gjykatën e Apelin në të cilën është diskutuar për ankesën pas vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për paraburgim të Sead Koçanit. Vendimi pritet të merret brenda 48 orëve.

Koçan, është i pakapshëm për organet e rendit dhe për këtë është nënshkruar flet-arrest nëpërmjet Interpolit.

Avokati i tij, Nikolla Dodoevski, tha se Koçan është në udhëtim zyrtar dhe pret nga Gjykata e Apelit që të deklarohet për ankesën për vendimin për paraburgim, ndërkaq i pyetur se ku ndodhet, ai tha se “nuk është me rëndësi”.

Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button