Zyrtare: Shkarkohet trajneri i klubit të Premier Ligës

Middlesbrough ka konfirmuar shkarkimin e kryetrajnerit Aitor Karanka, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Vendimin klubi anglez e ka marrë pas shumë diskutimeve me ish-ndihmësin e Jose Mourinhos dhe kanë ardhur në përfundim se më e mira për klubin është që të bëhet ky ndryshim në staf.

“Falënderoj Middlesbrough për mundësinë dhe lojtarët me të cilët kam punuar. Dua të falënderoj fansat për përkrahjen e tyre. Ky klub do të mbetet i veçantë për mua dhe i dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen”, ka thënë Karanka.

Steve Agnew, ish-asistenti i Karankas, do të jetë kryetrajner i ri i ekipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button