El Salvador, 6 të vdekur nga përleshjet mes policisë dhe bandave

Gjatë përleshjes së armatosur që ka ndodhur mes pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të një bande në El Salvador për vdekje kanë pësuar gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarja e sigurisë Evelyn Marroquin theksoi se pjesëtarët e bandës në San Salvador sulmuan pjesëtarët e forcave të sigurisë, ndërsa më pas për vdekje qëlluan tre shitës rruge.

Marroquin shtoi se pjesëtarët e forcave tjera të sigurisë të cilët mbronin kolegët e tyre hapën zjarr dhe nga përleshjen humbën jetën tre persona. Mësohet se janë arrestuar pesë persona.

Dyshohet se dy bandat më të mëdha në El Salvador, Barrio dhe Mara Salvatrucha në mbarë vendin numërojnë 70.000 anëtarë.

Përleshjet mes bandave dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë në këtë vend janë shumë të shpeshta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button