Bonucci i Juventusit: E dëshirojmë Barcelonën

Futbollistët e Juventusit, siç duket akoma nuk e kanë shëruar plagën nga disfata të cilën e pësuan nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve dy vite më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkundër faktit se katalunjasit vlejnë për njërën nga ekipet më të forta në çerekfinalen e kësaj gare, shumica e lojtarëve të “Zonjës së Vjetër” e dëshirojnë pikërisht Barcelonën për kundërshtar të tyre në çerekfinale.

Leonardo Bonucci është njëri nga ata të cilët publikisht kanë folur për një duel Juventus-Barcelona, ndërkohë që dëshiron të shmang Bayernin e Mynihut.

“Jemi në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë dhe tani është koha të japim maksimumin. Ndoshta shumica do të dëshironte për kundërshtar Leicesterin, suprizën më të madhe të sivjeme, por unë do të doja që shorti të na e përcaktojë Barcelonën. Ndeshjet kundër ekipit i cili na mposhti në finalen nga dy vite më parë do të ishin një motiv i madh për ne”, tha Bonucci në një deklaratë për ueb faqen zyrtare të klubit.

“Do të doja të shmangim Bayernin. Kudo që shkon Carlo Ancelotti, ai gjen një mënyrë për të fituar në ndeshjet futbollistike njëjtë si Josep Guardiola. Unë preferoj të takohemi me Bayernin në një ndeshje, siç është finalja, ku çdo gjë është e mundur”, tha Bonucci.

Ne çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë kualifikuar: Juventus, Barcelona, Real Madrid, Monaco, Leicester City, Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih.

Shorti do të hidhet të premten në Nion, me fillim në ora 12:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button