Vangellovski: Së shpejti do të takohem me Janevën

Kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski pas marrjes së funksionit zyrtar, deklaroi se PSP-ja, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, Prokuroria Publike dhe avokatët do të kenë trajtim të njëjtë para gjykatave, njofton Portalb.mk.

Ai tha se shpreson se së shpejti do të ketë takim me prokuroren speciale publike të Republikës së Maqedonisë, me Katica Janevën, me kryetarin e Odës së Avokatëve, sepse patjetër do të duhet të zhvillojë bashkëpunim normal.

Në lidhje me përfshirjen e tij në materialet e përgjuara të ashtuquajtura “bomba” të LSDM-së, në njërën nga bisedat me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski për rastin “Global”, ai tha se dyshon që “përmbajtja e bisedës mund të jetë nën hetim dhe nën çfarë do qoftë observacioni tjetër sepse përmbajtja është ashtu siç është”.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë se në të ardhmen përsëri do të bisedojë nëpërmjet telefonit më politikanët, ministrat ose deputetët, sepse, siç tha, funksioni i tij kërkon një gjë të tillë.

Vangellovski është kumbar i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovskit dhe u shfaq në njërën nga bisedat e përgjuara (bomba nr. 11) të cilën e publikoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button