Avioni malajzian, dëgjohen sinjale të reja

Ekipet e kërkimit në Oqeanin Indian kanë kapur sinjalet elektronike që ata besojnë se vijnë nga kutia e zezë e avionit malajzianë të zhdukur.

Shefi australian i kërkimeve, Angus Houston, tha se një pajisje nënujore e marinës amerikane dje ka kapur sinjalin në dy raste të veçanta.

Houston tha në një konference shtypi, se sinjalet do të ndihmojnë në kufizimin e zonës së kërkimit, por se ajo ende është rreth 75 mijë kilometra katrorë. Ai tha se më shumë sinjale duhet të gjenden dhe zona e kërkimit duhet të kufizohet edhe më tej para se të dërgohen robotët për të bërë kërkime në dyshemenë e oqeanit.

Tashmë ka kaluar më shumë se një muaj që kur avioni Boeing 777, me 239 njerëz në bord, u zhduk gjatë fluturimit nga Kuala Lumpuri në Pekin. Bateritë në kutinë e zezë të avionit pritej të funksionin për vetëm rreth 30 ditë, që do të thotë se autoritetet nuk kanë shumë kohë për gjetjen e sinjaleve./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button