Trump mendon se është viktimë e fushatës mediale për diskreditim

Presidenti amerikan Donald Trump mendon se është viktimë e fushatës më të fuqishme për diskreditim nga ana e mediave amerikane në histori, deklaroi ai në një intervistë për kanalin televiziv “Foks njuz”.

“Flas për lajme të fabrikuara, të cilat janë në numër të madh. Mediat shumë mirë e dinë çka flas dhe çka kam parasysh”, deklaroi ai dhe si shembuj i theksoi gazetat “Nju-Jork tajms” dhe “Uashington post”, kompanitë televizive Si-Bi-Es, En-Bi-Si dhe Si-En-En.

“Në histori nuk ka njeri, për të cilin mediat kanë publikuar aq materiale jo të ndershme dhe të pavërteta, si për mua. Pa dallim për çka bëhet fjalë, madje edhe kur bëhet fjalë për ndonjë lajm të jashtëzakonshëm ose ndonjë shenjë pozitive, ata shkruajnë në ton negativ”, thotë Trump.

Ai është i sigurt se Partia demokratike opozitare dhe mediat, të cilat të afërta deri te ta “me qëllim publikojnë informacione të pasigurta me qëllim ta diskreditojnë dhe ta delegjitimojnë atë personalisht dhe administratën e tij”.

Ai i ka quajtur mediat prodemokratike “armiq të popullit”.

Duke e komentuar publikimin e paligjshëm të kompanisë televizive EM-Es-En-Bi-Si në deklaratën e tij tatimore për vitin 2005, Trump deklaroi: “Nuk e kam idenë prej ku e kanë gjetur, por këtë e kanë bërë në mënyrë të paligjshme. Nuk kanë të drejtë të posedojnë të dhëna të tilla, ato nuk guxojnë të bëhen objekt i skadimit”.

Trump shtoi edhe se në deklaratën e publikuar tatimore nuk ka kurrfarë detaje të dyshimta.

Ai deklaroi se rrjetet sociale janë një shpikje e jashtëzakonshme, të cilat i mundësojnë të transmetojnë porosi deri te miliona njerëz pa ndërmjetësues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button